Kur do shpëtojmë nga kamikazë të tillë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.06.2025, 08:48

Rrugët e vendit tonë janë kthyer në një minë me sahat jo vetëm për shkak të infrastrukturës së amortizuar, por edhe kamikazëve që me sjellje të papërgjegjshme rrezikojnë jetën e përdoruesve të tjerë.

Çdo ditë në redaksinë tonë mbërrijnë me dhjetëra denoncime për shoferë, që vetëm të tillë nuk mund të quhen, pasi rruga u duket pistë garash eksperimentale.

Së fundmi shoferët e Lezhës janë përballur me një rast të tillë, ku drejtuesi i një mjeti kryen manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e të tjerëve.

Autoritetet duhet të marrin masa të menjëhershme pasi raste të tilla sa vijnë e shtohen dhe ndërgjegjësimi është inekzistent.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit