Ky është Olti Dautaj, drejtori që po lë pa ujë qytetarët e Kavajës në mes të verës!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.06.2025, 22:05

Një tjetër krizë për ujin e pijshëm ka shpërthyer në qytetin e Kavajës, ku temperaturat e larta janë shoqëruar me mungesë të plotë të ujit në çezma, ndërsa qytetarët ndihen të braktisur nga institucionet. Denoncimi është bërë publik nga redaksia e JOQ Albania, ku një banor i indinjuar rrëfen situatën alarmante në lagjen e tij.

Sipas tij, problemi ka nisur që prej momentit kur Ujësjellësi i Kavajës iu dorëzua me vendim Këshilli Bashkisë së Durrësit, gjatë kohës kur pushteti lokal drejtohej nga e majta. Që atëherë, qytetarët e Kavajës janë lënë në harresë, ndërkohë që uji po i dërgohet bizneseve dhe qytetit të Durrësit, në dëm të komunitetit lokal.

“Që kur i kaloi Ujësjellësi Durrësit, po vuajmë për ujë. Depot i kemi afër, por uji nuk vjen. UKD po ja çon ujin bizneseve dhe Durrësit, për qytetarët s’po e vret mendjen”, – shkruan qytetari për JOQ Albania.

Ironikisht, depot e ujit ndodhen shumë pranë banesave, por ujë nuk ka, duke e bërë jetesën të vështirë për familjet që nuk kanë mundësi as për rezerva apo alternativa të tjera. Ky është një shkelje e të drejtave bazë të qytetarëve, në një kohë kur nevoja për ujë është jetike, sidomos gjatë verës.

Sipas informacionit të siguruar, drejtori aktual i UKD-së për Kavajën është Olti Dautaj, i cili deri më tani nuk ka dhënë asnjë reagim publik për situatën. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, zgjidhje konkrete dhe transparencë të plotë mbi shpërndarjen e ujit, duke apeluar që të mos trajtohen më si qytetarë të dorës së dytë.

A ka ndonjë që mban përgjegjësi për këtë skandal? Apo edhe këtë verë, Kavaja do të mbetet me kova bosh në derë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit