Skafet bëjnë gara në mes të detit në Vlorë, plot me turistë dhe pa asnjë jelek shpëtimi!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.06.2025, 20:57

Një tjetër skenë alarmante vjen nga brigjet e Vlorës, ku dy skafe të mbushura me turistë janë fotografuar duke bërë gara me njëri-tjetrin në mes të detit, pa respektuar asnjë standard sigurie.

Në videon e siguruar, dallohet qartë se mjetet lundruese janë në lëvizje me shpejtësi të lartë, në një distancë të rrezikshme nga njëra-tjetra, ndërsa asnjë prej dhjetëra pasagjerëve nuk mban jelek shpëtimi. Shkelja flagrante e rregullave të sigurisë detare mund të rezultojë fatale në rast të një aksidenti apo përmbysjeje të mjeteve.

Për më tepër, situata bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh fakti që këto skafe janë të mbushura me turistë vendas e të huaj, të cilët i besojnë operatorëve turistikë për udhëtime të sigurta dhe të organizuara.

Kjo sjellje e papërgjegjshme është jo vetëm kërcënim për jetën e pasagjerëve, por edhe një njollë për imazhin e turizmit shqiptar, që pretendon të ofrojë standarde europiane.

Autoritetet portuale dhe Policia Kufitare pritet të reagojnë menjëherë për këtë rast dhe të marrin masa të rrepta ndaj operatorëve që rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe turistëve për një xhiro më shumë në det.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit