Kopenhagen shpallet vendi më i jetueshëm në botë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.06.2025, 19:50

Në vitin 2025, renditja e qyteteve me nivelin më të lartë jetese, sipas Njësisë së Inteligjencës Ekonomiste (EIU), kryesohet nga Kopenhagen, Vjena dhe Zyrihu. Pas tri vitesh dominim, Vjena ka humbur vendin e parë dhe renditet e dyta, duke u vlerësuar përmes një sërë faktorësh si kujdesi shëndetësor, arsimi, stabiliteti, infrastruktura dhe mjedisi. Kopenhagen, ka marrë pikët maksimale në disa nga këto aspekte, duke siguruar pozitat kryesore, ndërsa Zyrihu ndodhet në vendin e tretë.

Pesëshja e qyteteve më të mira për të jetuar përfshin gjithashtu Melburnin dhe Gjenevën. Sidnei ka bërë një ngritje të dukshme, duke kaluar nga vendi i shtatë në të gjashtën, ndërsa Osaka e Japonisë dhe Auklendi i Zelandës së Re ndajnë vendin e shtatë. Pjesa tjetër e dhjetëshes më të mirë plotësohet me qytetet si Adelaide dhe Vankuver, të cilat gjithashtu ofrojnë kushte të shkëlqyera për banorët e tyre.

Në anën tjetër, qytetet me nivelin më të ulët të jetesës janë dominuar nga Damasku në Siri, i cili renditet si më i fundit në këtë listë, pasuar nga Tripoli i Libisë dhe Dhaka e Bangladeshit, ku kushtet e jetesës janë shumë më të vështira për banorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit