Furnizonte skafet, kapet autoboti i “Eida”-s në Himarë me 6 mijë litra benzinë pa faturë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.06.2025, 19:06

Një tjetër skandal me karburantet ka shpërthyer në jug të vendit. Policia e Vlorës ka zbuluar një rast flagrant në portin e Himarës, ku një autobot me plot 6 mijë litra benzinë u kap teksa furnizonte mjete lundruese pa asnjë dokument fiskal.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, aktiviteti i paligjshëm kryhej nga një subjekt që vepronte pa pajisje fiskale, në shkelje të plotë të ligjit për fiskalizimin. Autoboti i kapur rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “EUROPETROL DURRES ALBANIA”, e njohur ndryshe si “Eida”, një ndër kompanitë më të mëdha të tregtimit të karburanteve në Shqipëri.

Kjo kompani është në pronësi të Frident Kuqit, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe jo vetëm. Sipas burimeve nga vendngjarja, karburanti po i shitej pronarëve të skafeve në mënyrë tërësisht informale, pa asnjë gjurmë ligjore, ndërsa autoritetet e portit nuk kanë komentuar ende për rastin.

Në vijim të hetimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë administratori i karburantit, shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Krujë, dhe menaxheri M. R., 51 vjeç, banues në Himarë.

Ky rast rikthen në vëmendje një fenomen të njohur: furnizimi informal i mjeteve lundruese me karburant, i cili jo vetëm dëmton konkurrencën e ndershme, por përbën edhe një rrezik serioz për sigurinë dhe mjedisin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit