OSHEE merr lekët dhe lë pa sahat matësa elektrikë qindra familje në Tiranë: Nuk kemi!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.06.2025, 17:52

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Janë qindra familje në Tiranë që prej muajsh presin vendosjen e sahatit të energjisë elektrike, ndonëse kanë përmbushur të gjitha detyrimet financiare dhe procedurat pranë OSHEE, por ende asnjë veprim.

Kjo situatë po shkakton te banorët jo vetëm vonesa të pajustifikuara në përfitimin e një shërbimi bazë, por edhe pasiguri dhe mungesë transparence ndaj qytetarëve që presin zgjidhje të problemit në fjalë.

Qytetari i cili ka dërguar denoncimin në redaksinë tonë, bën me dije se motra e tij, banore e kësaj zone e ka paguar sahatin, por ende nuk e ka marrë. Sipas qytetarit, përgjigja e vetme që merr nga punonjësit e OSHEE është se nuk ka sahat duke treguar dhe njëherë papërgjegjshmërinë e institucionit në fjalë.

Një tjetër fakt shqetësues është se edhe në këtë drejtim, përfitohet nga miku. Sipas denoncimit vendosja e sahatit bëhet menjëherë për ata që kanë miq brenda sistemit, duke shtuar më tej ndjesinë e padrejtësisë dhe trajtimit të pabarabartë.

"Përshëndetje JOQ! Jane qindra familje ne Tirane, qe kane paguar per sahat dritash dhe nuk u ka shkuar akoma, mes tyre edhe motra ime. Pergjigjja qe jep OSHEE eshte se nuk ka sahat, jemi keq thonë dhe u japin vetem atyre qe kane miq", shkruan qytetari për JOQ Albania.

Në këto raste kërkohet një zgjidhje e menjëhershme, ose nëse OSHEE ka vërtet mungesë sahatësh, atëherë duhet të japë informacion zyrtar dhe të përcaktojë një afat të qartë për zgjidhjen e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit