Një “Dorë Sekrete” i siguron karrocën Mirit, ai tashmë është i lumtur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.06.2025, 17:31

Një ditë pas publikimit nga “Dora Sekrete” të rastit të Mirit, të riut nga Kolonja e Fierit i cili kishte nevojë për një karrocë, një “Dorë Sekrete” e ka ndihmuar djaloshin që nuk ka mundësi të lëvizë.

Një person anonim ka dhuruar për Mirin një karrocë të re, e cila do t’i mundësojë atij të lëvizë më lirshëm dhe ta shikojë përsëri diellin pa asnjë pengesë. Karroca e vjetër e Mirit ishte prishur, dhe familjarët në pamundësi ekonomike, kërkuan ndihmë nga qytetarët një ditë më parë.

Familjarët shkruajnë: Ju telefonova dje për kushëririn tim që jeton në Kolonjë të Fierit, që kishte nevojë për një karrocë. Faleminderit, karrocën ia dhuruan.

Veprime të tilla duhen promovuar dhe nxitur sa më shumë, si një mënyrë përkujdesje për të gjithë personat në nevojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit