Elon Musk lançon XCHAT, komunikim audio dhe video pa numër telefoni

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.06.2025, 16:50

Pasi u vu re në testim live nga disa përdorues javën e kaluar, pronari i X, Elon Musk, tani ka konfirmuar se një version i ri i asaj që ai e quan “XChat” është tashmë i disponueshëm për disa abonentë të X Premium dhe do të vijë për të gjithë përdoruesit me pagesë këtë javë.

Versioni i ri i mesazheve direkte (DM) në X është ndërtuar mbi një arkitekturë krejtësisht të re, e cila do t’i mundësojë X-it të krijojë një version më të qëndrueshëm të ofertës së tij të deritanishme të dobët për enkriptim.

Musk thotë se XChat i ri do të përfshijë:

Enkriptim të plotë si parazgjedhje

Mesazhe që zhduken

Mundësinë për të dërguar skedarë bashkëngjitur

Thirrje audio dhe video (pa numër telefoni)

Sipas Musk, shërbimi i ri është ndërtuar në “Rust me enkriptim në stilin e Bitcoin-it”, duke ofruar një nivel të ri sigurie për përdoruesit e DM-ve në X.

Megjithatë, siç kanë vënë re shumëkush, Bitcoin nuk është i enkriptuar – në fakt, është pothuajse e kundërta, pasi të gjitha transaksionet e Bitcoin janë të dukshme në blockchain. Kjo është pikërisht edhe ideja e një monedhe të decentralizuar, por sidoqoftë, versioni i ri i mesazheve në X është ndërtuar mbi një kornizë të re, të cilën X e përshkruan si një mundësi të re për ta përdorur sistemin e mesazheve për qëllime të ndryshme.

Dhe ngatërrimi i Musk me Bitcoin mund të sinjalizojë qëllimin më të gjerë të këtij përditësimi përdorimin e kësaj arkitekture të re të mesazheve si bazë për sistemin e ri të pagesave të X.

X vijon të punojë në prapaskenën e sistemit të vet të pagesave, i cili në të ardhmen do t’u lejojë përdoruesve të transferojnë para, të kryejnë blerje dhe madje ta zëvendësojnë bankën e tyre me llogarinë në X.

Vizioni i Elon-it për aplikacionin mbështetet fort mbi këtë element, dhe raportohet se X po synon të nisë versionin fillestar të X Payments më vonë gjatë këtij viti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit