Prokuroria Speciale lëshon urdhërarrest ndaj Milan Radoiçiqit për barrikadat në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2025, 19:29

Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar letër-rreshtim ndaj Millan Radoiçiqit, lidhur me rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore, në vitin 2022.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja Arbnor Luta, tha se përveç Radoiçiqit PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radojiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Tutje në përgjigje, ajo shtoi se janë duke u hetuar rreth 50 persona, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese.

“Ndërsa për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë, pasi duke pasur parasysh se rasti është në fazën e hetimeve, aktualisht nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit