Ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren në Maliq, Selami Bazelli abuzoi dhe me një 10-vjeçar para 13 vitesh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.06.2025, 16:01

Ditën e djeshme në Maliq është regjistruar një ngjarje e rëndë, konkretisht një i moshuar ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare. 60-vjeçari e ka tërhequr fillimisht duke e gënjyer me të holla dhe më pas e ka prekur në vende intime. E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60-vjeçarin. Kanë qenë prindërit të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60-vjeçarin.

Pas këtij lajmi ka ardhur reagimi i një qytetareje e cila thotë se i moshuari është Selami Bazelli. Ajo kërkon që këto raste, fytyrat e këtyre abuzuesve të bëhen publike pasi janë gjendje tejet të rënda që shëmtojnë shoqërinë. Ndër të tjera qytetarja shkruan se ky nuk është rasti i parë që 60-vjeçari ka ngacmuar seksualisht të miturit, pasi në vitin 2012 ka abuzuar me një djalë 10-vjeç.

"Nxirrjani fytyrën abuzuesit. Boll fshehët nje krim kaq të madh! E ka rast te përsëritur ne 2012 ka tentuar të abuzoje me nje djalë 10 vjeç. Ngjarja u fsheh me nje kartele gjoja kishte probleme të shendetit mendor. Abuzuesi eshte Selami Bazelli", shkruan qytetarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit