Podujeva do të mbetet dy ditë pa ujë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2025, 21:01

Për shkak të disa punimeve teknike, nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytetin e Podujevës.

Kjo është bërë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë”.

“Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00″, thuhet në postimin e kësaj kompanie në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit