Një qytetare nga Tirana denoncon një rast mashtrimi nga një klient i cili ka përfituar nga shërbimi për tre ditë qëndrimi në një apartament me qira ditore përmes Airbnb, por është larguar pa paguar. Sipas denoncueses e cila rastin e ka bërë me dije për JOQ Albania, klienti Albion Lala që qëndroi në banesë ka dorëzuar çelësat ditën e sotme, por pagesa prej 13.500 lekësh nuk është kryer. Pronarja shprehet se kontakti i fundit me të ka qenë mbrëmjen e djeshme, por më pas ai ka humbur çdo gjurmë.
Ndër të tjera, denocnuesja thekson se aktiviteti i saj është i regjistruar ligjërisht, me zyrë qendrore dhe detyrime të rregullta tatimore ndaj shtetit. "Dua te bej nje denoncim per nje rast pagese. Nje djale qe ka ikur pa paguar nga nje shtepi airbnb. Sot kalova atje, kishte lene celesat e kishte dorezuar shtepin por pagesa nuk ishte askund dhe te lutem theksoje pjesen qe jam e regjistruar ne shtet, paguaj taksa dhe kam nje zyre qendrore per zhvillimin e aktivitetit. 13500 leke per 3 dite qëndrimi. Per here t fundit kam kontaktuar dje ne mbremje", shkruan ajo, ndërsa thekson se nuk është rasti i parë kur pronarët e banesave përballen me klientë që përfitojnë dhe më pas zhduken pa lënë gjurmë.
Pronarja kërkon që klienti Albion Lala të bëjë menjëherë pagesën për 3 ditë qëndrimi në Airbnb e saj.