Në një cep të harruar të Fushë-Krujës, në lagjen "Kodra e Locëve" në Arameras, një vajzë vetëm 4 vjeç, Xhenet Rama, po përballet me një luftë për jetën. Ajo ka nevojë për një transplant të menjëhershëm të veshkave, ndërsa nga dita e parë e jetës e deri më sot, nuk ka folur asnjë fjalë.
Përveç vuajtjes së saj shëndetësore, familja Rama ndodhet në një situatë të skajshme varfërie. Prindërit, Jetmir dhe bashkëshortja e tij, së bashku me 5 fëmijët dhe gjyshen, jetojnë në një shtëpi të dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019, ndërtesë që asnjë institucion nuk ka ardhur ta inspektojë apo ta riparojë deri më sot.
Varfëria është ulur këmbëkryq në familjen Rama. Skamja i ka gjunjëzuar, dhe e vetmja zgjidhje për këtë familje është ndihma e shqiptarëve kudo ndodhen. Familja jeton me ndihma sporadike dhe të ardhura që mezi mjaftojnë për disa ditë, e jo më për një ndërhyrje të shtrenjtë siç është transplantimi i veshkave për vogëlushen.
Xheneti ka nevojë urgjente për ndihmë mjekësore, për ushqime dhe për kushte minimale jetese. Nëse jeni një zemër e mirë, një organizatë bamirëse, një mjek, një nënë, një baba, shtrini dorën drejt kësaj familjeje që ka mbetur vetëm përballë fatkeqësisë.
Ndoshta falë jush, Xheneti do të shpëtojë!
Përfituesi: JETMIR SEFULLA RAMA-CA
Nr Llogarie: 130686682630121
IBAN: AL082141131080130686682630121
Kodi Swift (Swift Code): UNALALTR
Kontakt: +355 69 383 3712 ; +355 68 234 5798
PËR MË SHUMË NDIQNI APELIN PËR NDIHMË