Banorët e njësisë administrative nr.7 përballen me mungesën e vazhdueshme të mjekëve të familjes në qendrën shëndetësore nr.9. Një qytetar i cili është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, tregon se ka pritur mbi dy orë për një vizitë mjekësore, por asnjë nga mjekët nuk ishte i pranishëm në vendin e punës.
Sipas qytetarit, ka shumë pacientë të cilët vijnë nga zona të tjera, ku kalojnë përmes trafikut vetëm për të marrë shërbim në këtë qendër shëndetësore por gjithmonë përballen me mungesë të mjekut. Sipas qytetarit denoncues kjo situatë është një problem i përsëritur disa herë dhe që nxit stres te pacientët dhe pasiguri për shërbimin shëndetësor bazë.
"Pershendetje joq jam banor i njesis numer 7 vi tek qendra shendetsore nr 9 dhe nuk gjej mjeket e familjes ktu kam 2 or qe pres dhe akoma skan hardhur nese kan ndonje fest ose ditlindje te pakten te vendosin nje lajmerim te vim kur tju doj qefi ktyre se e kan ber si shpin e tyre vim verdall me njerez te smur ne trafik dhe kudo te njejtat probleme", shkruan qytetari për JOQ ALBANIA.
Qytetari kërkon që Ministria e Shëndetësisë me në krye Albana Koçiun dhe instancat përkatëse të marrin masa të menjëhershme për të garantuar që qendra shëndetësore nr.9, në njësinë administrative nr7 të mjekë për të kryer shërbimin e kërkuar nga qytetarët. Shëndeti nuk mund të mbetet peng i papërgjegjshmërisë.