Erjon Hoxha është i riu i cili u demaskua dje nga një vajzë dhe disa biznese të ndryshme si mashtrues ordiner që i merrte para në shuma të ndryshme dhe më pas s'ia kthente më.
Fillimisht ai u denoncua nga një e re me të cilën kishte folur në Instagram dhe i kishte zhvatur kësaj të fundit 300€. Erjoni i kishte thënë se ishte pronar fast-foodi dhe ia kishte marrë shumën e parave me justifikimin se i duheshin për të blerë salca, për të mos ia kthyer më kurrë.
Pas denoncimit të vajzës, një sërë biznesesh shkruan duke rrëfyer mashtrimet të i riu nga Tropoja me banim në Paskuqan iu kishte bërë.
Lista e borxheve të Erionit përfshinte:
-Shitjen e një varëseje floriri
-Blerjen e një pice 20 mijë lekëshe
-Hotel 50 mijë lekë
-100€ zhvatje vajzës për "salca sufllaqesh"
Mirëpo çudia e fenomenit Erion nuk mbaron këtu... Ky i fundit po shpenzon lekët që i ka marrë viktimave të tij nëpërmjet mashtrimit duke bërë jetë luksoze në Jug, në një video të siguruar për JOQ, teksa duhet të ishte pas hekurave.
Ironia më e madhe qëndron në faktin se vajzën e cila denoncoi se Erjoni i kishte zhvatur 300€, e ka kontaktuar mamaja e këtij të fundit. Ajo i ka kthyer vajzës 200€ nga 300€ që Erjoni i kishte zhvatur, dhe e ka kërcënuar atë.
Vajza shkruan:
"Si jeni? Sapo mora 200€ nga mami i vet. Nëse është e mundur vetëm këtë postimin ta fshini sepse mami i vet më dha 200 € dhe po më kërcënon që do më hedhi në gjyq për prishje imazhi të djalit".
Perla në këtë mes është se Erioni është mashtrues serial por hallet i paskan rënë të ëmës e cila kërcënon viktimat e zhvatjeve që i ka bërë i biri se po i prishin imazhin, ndërkohë që ky i fundit është për burg.