40 mijë lekë gjobë dhe bllokim patente për ‘kamikazin’ me “Toyota”: M’u bllokua timoni

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.06.2025, 14:46

Policia ka gjobitur me 40 mijë lekë të rinj djalin i cili ditën e djeshme u denoncuar nga JOQ Albania si shofer problematik, i cili bënte manovra të rrezikshme me një automjet tip “Toyota” në afërsi të Gjirit të Lalzit.

Policia nuk ka sjellë një reagim, por nga një kontroll në sistemin e gjobave rezulton se ditën e djeshme në 17 qershor 2025, shoferi i automjetit me targë “AB 955 AG” është gjobitur dhe duhet të shlyejë gjobën.

Në një telefonatë me redaksinë tonë, shoferi i “Toyotas” konfirmoi se policia i ka marrë dhe patentën. Sipas tij, automjeti kishte një problem në sistemin e drejtimit dhe ai nuk ka qenë duke bërë manovra në rrugë.

Policia më mori patentën dhe më gjobiti 400 mijë lekë. Kisha një problem me timonin, m'u bllokua. Ndalova pak më poshtë,” tha shoferi gjatë telefonatës.

Pavarësisht gjithçkaje, veprime të tilla janë të rrezikshme qoftë për personat që i kryejnë por edhe përdoruesit e tjerë të rrugës, prandaj nuk këshillohet që të bëhen. Ne do të vazhdojmë të raportojmë këto raste të rrezikshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e sigurisë rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit