Një qytetar që ka marrë pjesë më 9 qershor në Unum Festival në Shëngjin, denoncon mënyrën e pasqaruar dhe të paqartë të kthimit të parave të mbetura në byzylykun elektronik, të cilin festivali ua dha pjesëmarrësve si mjet i vetëm për të kryer pagesa nw event. Ai tregon se, në hyrje, iu kërkua të hidhte para në byzylyk me garancinë se çdo shumë e mbetur pas përfundimit të festivalit do t’i kthehej në llogarinë bankare. Pasi festivali përfundoi, qytetari thotë se ka ndjekur të gjitha udhëzimet që iu dhanë nga organizatorët, mw konkretisht ka kontaktuar përmes email-it dhe faqes zyrtare, por prej më shumë se një jave nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ai pretendon se ka dërguar tre email-e dhe mesazhe të përsëritura, por asnjëri prej tyre nuk është hapur apo marrë parasysh nga stafi.
“Unum Festival nuk mjapin leket qe me takojn. Mund ti nxjirrni ju lutem qe mos tju ndodhe dhe tjerve si mua. Isha para ne date 9 qershor tek unum festival ne shengjin, dhe me than qe ketu nuk paguhet me cash por duhet te shkosh dhe te fusesh lek ne nje byrzylyk qe ma dhan ata, un i futa dhe i pyta leket qe me mbesin ne byrzylyk mund ti marr mbrapsht? Mthan po, pastaj kur shkosha per te marr leket mrapsht me than shkruji email ose ne faqe sepse pa mbaru festivali nuk mund ti kthejm leket, tashi qe ka mbaru festivali kam 2 dit i kam kontaktuar si ne email si ne faqe dhe sme kthejn pergjigje.I kam derguar 3 emaile dhe si hapin. Me than qe ti dergojn leket ne bank kur tmbaroje festivali tashi sme kthejn përgjigje. Mu me than kur te maroje festivali do tjua kthejne ne bank shkruji email. Edhe un bera ashu siq me than ata dhe spo mi kthejn. Kane kaluar nje jave dhe me that qe nqofse nuk mi kthejn tju shkruaj perseri Kam 8 dit qe pres po akoma smkan kthy as prgje edhe asnjegje. Ju kam shkruar disa emaile dhe smi hapin”, shkruan qytetari.
Në një kohë kur festivale të tilla tërheqin mijëra të rinj nga Shqipëria dhe jashtë saj, qytetari ngre shqetësimin që kjo praktikë mund të jetë një mënyrë për përfitim të padrejtë në kurriz të publikut. Ai u bën thirrje organizatorëve të mbajnë fjalën dhe të mos zhduken pas festivalit, ndërsa paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes në raste të ngjashme.