Qytetarët në stres para bashkisë Tiranë: Një javë pa marrë shërbim sepse nuk ka sistem

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.06.2025, 12:24

Prej më shumë se një jave, në bashkinë e Tiranës mungon sistemi dhe askush nuk jep një shpjegim të qartë për situatën. Qytetarët që paraqiten për të marrë një certifikatë apo një akt lindjeje përballen me dyer të mbyllura dhe me përgjigje të përsëritura që i shtyjnë të rikthehen ditë pas dite. Çdo herë u thuhet të vijnë nesër, të premten, javën tjetër, por pa asnjë siguri.

Ndërkohë, njerëzit presin në radhë për orë të tëra, shpesh nën diellin përvëlues. Ka të moshuar me shkop, gra me fëmijë të vegjël dhe qytetarë që kanë lënë punët për të zgjidhur dokumentacionin e tyre bazë. Situata është absurde dhe përçmuese për qytetarët që kërkojnë vetëm të përmbushin një të drejtë të tyre themelore.

"Prshendetje jeta eshte qefe te lutem ketu ne bashkin e madhe ka mbi nje jave ska sistem thojne kur nderko presin njerzit ajdeni neser ajdeni te premten ska njeri se ska sistem presin njerzit per certefikatat te lutem mund te publikoet kjo gje anonim te lutem. Na thojn ska sistem dhe njeri nuk jep shpjegim nerko njerzit presin radhe jashte ne dielle pleqe me shkope per certefikat akte lindje", shkruan qytetari.

Qytetari kërkon zgjidhje të menjëhershme. Nëse ka një problem teknik, qytetarët duhet të informohen qartë dhe të zgjidhet pa vonesë. Mosprania e punonjësve dhe mungesa e përgjegjësisë nuk mund të justifikohen më. Kjo situatë kërkon reagim dhe ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të garantuar një shërbim publik minimal dhe dinjitoz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit