Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur këtë mëngjes zonën mes Manzës dhe Gjirit të Lalzit, ku dy automjete tip “Benz” janë përplasur me forcë të madhe, duke lënë të plagosur katër të rinj.
Sipas burimeve paraprake, një prej automjeteve ka goditur një tjetër ku ndodheshin një 18-vjeçar dhe tre adoleshentë të moshës 15 vjeç. Të katër kanë përfunduar në spital, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ersi Fusha, 24 vjeç, është njëri prej të rinjve të përfshirë në aksident. I riu ka pësuar dëmtime të rënda dhe është shtruar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Mjekët bëjnë thirrje për ndihmë urgjente, pasi ai ka nevojë të menjëhershme për gjak, pa dallim grupi.
NUMËR KONTAKTI I FAMILJARËVE: +355 68 341 3283