Sveçla shfaqet nën shoqërimin e Martin Berishajt në një takim zyrtar në Kroaci

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2025, 13:38

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka takuar homologun e tij kroat, Davor Bozhinoviq. Sveçla është parë nën shoqërimin e Martin Berishajt, i cili qe një kohë të gjatë s’është parë në publik me figurat e pushtetit.

Sveçla ka shpërndarë detaje të takimit në ‘Facebook’, pa përmendur se në takim ishte edhe Berishaj, i përfolur për shitblerje të energjisë elektrike.

“Në këtë takim diskutuam për situatën e sigurisë për vendet tona, me theks të veçantë mbi rrethanat e reja të krijuara dhe përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë.

Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e sigurisë, të bazuara në qëllime të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit