Banorët e fshatit Sulovë pranë Gramshit në rrethin e Elbasanit janë duke u denigruar nga një profil në rrjetin social “Instagram”, i cili mban emrin ‘demaskime sulova’.
Prej më shumë se 24 orësh, personat që po menaxhojnë këtë faqe kanë publikuar mesazhe fyese ndaj banorëve të zonë, madje dhe foto të të rinjve të cilët shahen nga persona të panjohur nëpërmjet mesazheve anonim.
Nuk dihet ende se kush janë personat që e menaxhojnë këtë profil që po përbuz e përflet të gjithë banorët e zonës. Një denoncues tha për redaksinë tonë: “Na degjeneroi njerëzit e afërt. Ka 24 orë që publikon vetëm budalliqe. E kemi denoncuar në polici dhe nuk na pranojnë denoncimin.”
Nga ana tjetër, personat që e menaxhojnë faqen i kanë dërguar një mesazh publik Policisë së Shtetit: “Respekt për policinë por mos u lodhni kot o burra. Pini naj birr se gjith kjo vap v**. Nuk o mir edhe per ju të lodheni, unë flas nga dritarja e dhomës me pamje nga Mali Dajt, apo nuk o edhe ky resrtoraniti i ri q** freskllekun me nje red bull dhe nje kikirik duke postuar mendimet e publikut. Por nejse rsp edhe nëse mundoheni se fundja ate pune keni.”
Me sa duket policia ia ka dëgjuar këshillën faqes denigruese dhe deri tani nuk ka bërë asnjë reagim, teksa personat e përmendur nëpër komente janë vërtetë të shqetësuar.