Maliq/ 60-vjeçari gënjen me karamele vajzën e mitur dhe e ngacmon seksualisht

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.06.2025, 10:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Maliq.

Një 60-vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur 12-vjeçare.

Ka dyshime se 60-vjeçari e ka gënjyer fillimisht vajzën me para dhe më pas e ka prekur në vende intime. E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60-vjeçarin.

Prindërit së bashku me vajzën e mitur kanë shkuar në komisariatin e Maliqit, ku në prani të psikologut, vajza ka treguar detajet e ngjarjes. Sipas dëshmive nga nëna dhe vajza, gjatë kthimit nga hedhja e mbeturinave, fqinji i saj ka dalë nga kati i dytë, i ka zënë rrugën, e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë. Vajza është përpjekur disa herë të largohet.

Ai i ka dhënë karamele dhe i ka premtuar para, por ajo ka arritur të ikë duke e goditur në këmbë dhe është kthyer në shtëpi për t’i treguar ngjarjen nënës. Menjëherë familjarët denoncuan rastin në polici.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit