U përfol për një takim me Kurtin, reagon deputetja e LDK’së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.06.2025, 10:46

Emri i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Serbeze Kabashi- Muçaj, është përfolur në media. Për të u tha se ka zhvilluar një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në objektin e qeverisë.

Gjithsesi, deputetja e LDK’së me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se qëndrimet e saj janë në përputhje me ato të grupit parlamentar të subjektit politik që përfaqëson. Ajo as s’e ka mohuar e as pohuar takimin me Kurtit.

“Unë nuk kam dhe nuk do të ushtroj asnjëherë votë individuale për ndonjë parti politike jashtë vullnetit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vendimmarrja ime është dhe do të mbetet gjithmonë në përputhje të plotë me qëndrimet politike të LDK-së, përfshirë edhe rastet kur diskutohet apo vendoset për ndonjë koalicion të mundshëm.

Jam e vendosur që të përfaqësoj me integritet dhe përgjegjësi besimin që më kanë dhënë qytetarët, dhe kurrë nuk do të veproj në kundërshtim me këtë besim”, tha pos tjerash ajo.

Kjo nuk është hera e parë që VV’ja po tenton të bëjë pazare me vota nga grupi parlamentar i LDK’së. Glauk Konjufca, nënkryetar i LVV’së, kishte kërkuar votën e Marigona Gecit, por që babai i kësaj të fundit, Gani Geci e kishte refuzuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit