Vuçiç kërcënon sërish Kosovën: “Gjërat po ndryshojnë në botë, Serbia do të fitojë”

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 17.06.2025, 23:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lëshuar një tjetër deklaratë të ashpër ndaj Kosovës, duke ngritur tonet në një intervistë për televizionin shtetëror serb RTS.

I pyetur për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë arrestimet, deportimet dhe vendimet e qeverisë së Prishtinës ndaj serbëve lokalë, Vuçiç zgjodhi një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe paralajmëruese.

Do të fitojmë edhe në çështjen e Kosovës. Gjërat po ndryshojnë ngadalë në botë. Dhe nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, por në fund Serbia do të fitojë. Dhe jam absolutisht i sigurt për këtë. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë por me siguri në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë

Vuçiç nënvizoi se ndryshimet globale po ndodhin “ngadalë por me siguri” dhe la të kuptohet se Serbia do të përfitojë prej tyre, pa dhënë sqarime të mëtejshme për natyrën e këtyre ndryshimeve apo mënyrën se si Serbia do të “fitojë”.

Edhe pse nuk përmendi drejtpërdrejt ndonjë konflikt apo përballje të armatosur, deklaratat e tij përforcojnë retorikën nacionaliste që ka shoqëruar shpesh qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës.

Këto komente vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në veriun e Kosovës dhe ndërkohë që dialogu Kosovë–Serbi vijon të mbetet i bllokuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit