Sarandë: Turisti francez heq këpucët dhe ha zbathur në lokal, klientët të shokuar!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.06.2025, 21:42

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në një restorant në Sarandë, ku një familje turistësh francezë ka tërhequr vëmendjen e klientëve me sjelljen e tyre të papërshtatshme.

Sipas një qytetari që ndodhej në vendngjarje, djali i familjes hoqi këpucët dhe qëndroi zbathur gjatë gjithë kohës në ambientet e brendshme të restorantit, duke shkaktuar pakënaqësi dhe neveri te të pranishmit.

Ky gjest është cilësuar si një mungesë respekti për vendin dhe klientët e tjerë, sidomos duke qenë se ndodhi në një ambient të mbyllur ku higjiena duhet të jetë prioritet.

Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ, desha ta shpërndani këtë gjest negativ. Isha në një restorant në Sarandë dhe erdhën disa francezë. Djali hoqi këpucët dhe qëndroi zbathur gjatë gjithë kohës."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit