Një rast mashtrimi u publikua pak më parë në JOQ, ku fokus ishte Erjon Hoxha. Tropojani me banim në Paskuqan është denoncuar nga një vajzë e cila i kishte dhënë me mirëbesim 300 mijë lekë të cilat i riu s'ia ka kthyer më...
Ai i ishte prezantuar asaj si pronar i një fast-foodi dhe pasi kishin disa kohë që flisnin, i kishte kërkuar shumën e parave me argumentin se i duheshin për të blerë salca sufllaqesh.
Pas denoncimeve nga burime të ndryshme, JOQ ka zbuluar se Hoxha rezulton të jetë mashtrues serial...
Ai ka përfituar shuma të ndryshme parash nga qytetarë dhe subjekte të ndryshme, duke përdorur metoda të ndryshme mashtrimi. Viktimat e Hoxhës denoncojnë se ai i ka premtuar kthime të menjëhershme të shumave të huazuara, të cilat më pas nuk janë realizuar kurrë.
Sipas denoncimeve, Hoxha ka qenë në hotel me një vajzë dhe nuk i ka kthyer më kurrë pas pagesën prej 50 mijë lekësh të vjetra recepsionistit. Ai gjithashtu ka marrë edhe një picë porosi por s'ia ka kthyer pronarit. Po ashtu i ka marrë një varëse floriri një vajze dhe ia ja shitur, teksa e mbante me gënjeshtra se do ia kthente.
View this post on Instagram