Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në fabrikën Shanzhou Firework Co, e cila ndodhet në një zonë malore të qarkut Linli, në veri të qytetit Changde, në provincën Hunan.
Ngjarja në këtë fabrikë fishekzjarresh në Kinën qendrore, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.
Një re e madhe tymi u ngrit në qiell, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit u vështirësua për shkak të rrezikut të shpërthimeve të mëtejshme dhe mungesës së një burimi të madh uji.
Zjarrfikësit përdorën topa uji me telekomandë, 28 cisterna dhe dy kamionë me pompa me fuqi të lartë, për të mbajtur flakët nën kontroll.