Një thirrje zemre ka mbërritur pranë “Dorës Sekrete” për Mirin, një të ri nga fshati Kolonjë i Fierit, i cili nuk mund të ecë dhe e vetmja mundësi për të lëvizur është karroca me rrota.
Fatkeqësisht, ajo karrocë sot është e dëmtuar dhe mezi funksionon. Për Mirin, çdo dalje jashtë është një frymëmarrje jete, një shpresë e vogël në ditët e tij të heshtura. Sot, kjo shpresë po venitet, dhe ai ka nevojë për ndihmën tonë.
Një e afërmja e tij lutet për një karrocë të re, që Miri të mund të shohë diellin përsëri nga jashtë dhe të ndiejë erën në fytyrë.
Nëse keni mundësi të ndihmoni, kontaktoni në: +355 68 675 4410. Një akt i vogël mund të ndryshojë botën e dikujt.
Mesazhi i plotë: Kam nje njeriun tim qe banon ne Kolonje te Fierit dhe kam nevoj urgjent per nje karroc invaliti me rrota karroc normale +355 68 675 4410