Mali i Krastës prej një ore në flakë, zjarrfikësja nuk hap telefonin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.06.2025, 15:55

Prej më shumë se një ore, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Krastës në Elbasan, duke avancuar me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë. Tymi i dendur ka mbuluar zonën përreth, ndërsa qytetarët të alarmuar kanë bërë disa përpjekje për të kontaktuar shërbimin zjarrfikës, por pa asnjë përgjigje.

Sipas raportimeve, flakët kanë më shumë se një orë që kanë nisur, por askush nuk ka ndërhyrë pavarësisht denoncimeve që janë bërë nga banorët.

"Prsh JOQ. Zjarr ne malin e krastes ne Elbasan. Flaka po perparon nisi qe nga fillimi malit edhe po e pershkron te gjithin. Deri tn ska ardh kush," shkruan një qyterar, teksa një tjetër raporton: "Ja dhe krasta e elbasanit duke u djegur prej 1 ore. Ora 15:38 marr ne telefon zjarrfiksit, nuk përgjigjen."

Ndërkohë që Krasta digjet para syve të qytetarëve, apeli për ndërhyrje urgjente është më i nevojshëm se kurrë. Neglizhenca institucionale rrezikon të kthejë një krizë të menaxhueshme në një katastrofë natyrore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit