Shqiptarit në Spanjë i dëmtohet pasaporta: Ambasada shqiptare në Madrid s‘hap telefonin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.06.2025, 14:25

Një qytetar shqiptar që ndodhet në Spanjë ka denoncuar mungesën totale të komunikimit me Ambasadën e Shqipërisë në Madrid dhe degët e saj në qytete të tjera si Barcelona dhe Malaga. Sipas tij, pasaportën e ka të dëmtuar dhe ka kërkuar ndihmë nga përfaqësitë diplomatike për të zgjidhur situatën, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura përmes telefonatave dhe postës elektronike.

"Entela Gjika eshte me pushime ne Spanje apo ne pune? Ambasada ne Madrit nuk pergjigjet dhe asnje dege e saj ne Barcelona ose Malaga. I kam telefonuar dje dhe sot dhe asnjë pergjigjie. Me eshte dëmtuar pasaporta dhe kam kërkuar shërbim, por nuk po marre. I kam shkruajtur ne email, thote qe eshte i mbyllur përkohësisht”, shkruan qytetari për JOQ.

Qytetari shprehet se i ka kontaktuar zyrat për dy ditë radhazi, por askush nuk i është përgjigjur. Edhe tentativa për të komunikuar me email ka rezultuar pa sukses, pasi sistemi automatik i është përgjigjur se posta elektronike është e mbyllur përkohësisht. Mungesa e një përgjigjeje zyrtare po e vë qytetarin në vështirësi, duke qenë se pasaporta është një dokument i domosdoshëm për lëvizje dhe identifikim.

Në këtë situatë, kërkohet urgjentisht që Entela Gjika Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Spanjë të reagojë, teksa kërkohet dhe ndërhyrja e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të verifikuar funksionimin e ambasadës në fjalë dhe për të garantuar ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët shqiptarë që ndodhen jashtë vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit