Kujdes! Pamje të rënda | BURG për Bledar Xhemailin, SPAK të veprojë! Kufoma në morg e përpirë nga krimbat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.06.2025, 12:51

🚨ATTENTION‼ STRONG GRAPHIC CONTENT‼ 🚨

KËTO PAMJE NUK SUGJEROHEN TË SHIKOHEN NGA PERSONA ME ZEMËR TË DOBËT

JOQ SHPREH GATISHMËRINË PËR T'I VËNË NË DISPOZICION PAMJET E QARTA PA BLUR INSTITUCIONEVE LIGJZBATUESE! KËTO JANË VETËM DISA PREJ FOTOVE QË JOQ DISPONON, POR PJESA TJETËR E PAMJEVE TË RËNDA DO TË MBETET E CENSURUAR PËR TË RESPEKTUAR ETIKËN PROFESIONALE.

Redaksia e JOQ Albania ka marrë në dorë pak ditë më parë disa foto çnjerëzore me vendndodhje në morgun e Tiranës. Foto të cilat zgjedhim t'i bëjmë publike në këtë moment që pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme ligji dhe institucionet shtetërore heshtën!

Bëhet fjalë për një skandal të neveritshëm dhe çnjerëzor, aty ku mbahen familjarët tuaj të pajetë dhe drejtori i morgut Bledar Xhemaili i lë të përpihen nga krimbat!

Fotot që disponojmë janë makabre. Të patolerueshme që një qenie që ka ndërruar jetë të përfundojë në atë gjendje. Këto foto janë dëshmi e gjallë e një shteti që ka vdekur bashkë me të.

Pamje që çdokujt do i ishte dhimbsur po të mendonte një të dashur të ndjerë të tijin ta shikonte ndonjëherë në të lënë në këtë stad, por që për drejtorin Xhemaili është thjesht një vend i zënë më shumë raftet e trupave të pajetë të morgut.

Kufoma në fjalë, identiteti i të cilit nuk dihet, është lënë jashtë çdo kushti higjienik të hahet nga krimat pikërisht në ambientet e morgut të Tiranës. Aty ku janë derdhur miliarda lekë nga taksat tona, por ku era e kalbëzimit dhe e indiferencës ka zëvendësuar çdo ndjenjë njerëzore.

Trupi i kufomës në fjalë është lënë në faza të rënda dekompozimi, pa llogaritur erën e paimagjinueshme ku higjiena dhe dezinfektimi nuk njihen si fjalë. Myku, qelbëzimi dhe krimbat kanë pushtuar trupin e të ndjerit, ndërsa institucionet kanë tentuar të fshehin ngjarjen!

Drejtori i Policisë Ilir Proda është vënë në dijeni të fotove dhe ka tentuar të fshehtë skandalin e përmasave galopante duke mbrojtur kolegun e tij, drejtorin e morgut Tiranë Bledar Xhemailin.

JOQ Albania zotohet ta çojë këtë çështje deri në fund! Deri atëherë kur morgu të pastrohet jo vetëm nga krimbat që kanë mbirë në çdo cep, por edhe nga ata që e kanë kthyer në një varrezë të turpit dhe kalbjes morale të këtij shteti.

Pritet një reagim nga SPAK për dënimin e përgjegjësve për këtë skandal. Heshtja në këtë rast është bashkëfajësi! Faji do groposë emra dhe do fusë pas hekurave emrat që po hanë kufomat e qytetarëve të ndjerë shqiptarë!

Ky nivel dekompozimi tregon neglizhencë të rëndë për disa kushte të moszbatuara në morg!

Morgjet janë të detyruara me ligj dhe standarde mjekësore të mbajnë trupat në ambiente frigoriferike, zakonisht në temperatura pak më lart se pika e ngrirjes (rreth 2°C – 4°C), për të ngadalësuar dekompozimin.

Prania e mykut, qelbëzimit apo krimbave tregon që trupi është lënë jashtë frigoriferit, në kushte të papërshtatshme, ose është braktisur për një kohë të gjatë.

Në shumë vende, kjo konsiderohet shkelje e rëndë ligjore dhe etike dhe çon në ndjekje penale e shkarkim të menjëhershëm të personave përgjegjës.

Trupat e paidentifikuar duhet të trajtohen me dinjitet dhe të ruhen siç duhet për identifikim apo autopsi.

Një trup i lënë të kalbet, me shenja infestimi parazitar dhe dekompozimi të avancuar brenda një morgu publik është shenjë alarmante e një dështimi institucional serioz. Për këtë rast duhet të ngrihet hetim, dujet të kryen pezullime të menjëhershme dhe ndëshkim i paanë për të gjithë përgjegjësit.

Ky rast nuk ka të bëjë thjesht me një trup të dekompozuar, por është shembull real i neglizhencës së respektit më minimal njerëzor dhe me faktin se institucionet tona nuk funksionojnë as në nivelin më bazik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit