Një qytetare ka ndarë sot një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugë, e cila është fiksuar edhe në një video. Ajo tregon se, pasi dëgjoi një zhurmë të fortë, doli dhe pa një burrë të shtrirë në tokë, ndërsa kalimtarët po përpiqeshin t’i jepnin ndihmën e parë.
Sipas dëshmisë së saj, shkaktare e aksidentit dyshohet të jetë një grua që, pasi përplasi këmbësorin, nuk u ndal për të dhënë ndihmë apo për të pritur policinë, por u largua nga vendi i ngjarjes duke kthyer mjetin dhe ikur menjëherë. Kjo sjellje përbën jo vetëm një veprim të papërgjegjshëm, por edhe shkelje të rëndë ligjore.
"Une qe po shkruaj jam nje grua qe sot ne mengjes sic do ta shikoni ne vidio degjova nje zhurme nga rruga dhe shikoj nje burre te shtrire per toke dhe te tjeret qe i vijne ne ndihme kete vidjo ju lutem postojeni mbase policise se shtetit i hyn ne pune per te ndaluar gruan qe perplasi personin ne fjale sepse ajo iku ktheu makinen dhe iku pa bere asnje veprim tjete", shkruan qytetarja.
Videoja është publikuar me shpresën se autoritetet do të reagojnë sa më shpejt për të identifikuar dhe ndaluar drejtuesen e mjetit. Bëhet thirrje që Policia e Shtetit me në krye Ilir Prodën të marrë masat e duhura për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë.