Begaj ultimatum Iranit për konfliktin në Lindjen e Mesme: Ndaloni programet bërthamore

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.06.2025, 14:48

Në një zhvillim që tronditi themelet e diplomacisë botërore, Shqipëria ka vendosur të ndërhyjë “fuqishëm” në konfliktin mes Iranit dhe Izraelit, jo me armë, as me mbështetje ushtarake, por me një konferencë për shtyp ku u lëshuan dhe urdhëra.

Presidenti Bajram Begaj, i frymëzuar nga vendosmëria e Kombeve të Bashkuara për të mos bërë asgjë efektive, i dha Iranit një ultimatum të ashpër: I bëjmë thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balistike dhe të përmbushë detyrimet e tij në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Deklarata tronditi... opinionin publik shqiptar, ndërsa Irani, në një gjest mosmirënjohjeje të thellë, vazhdoi konfliktin sikur të mos kishte dëgjuar asgjë. Megjithatë, Shqipëria qëndron e palëkundur në rolin e saj të paanshëm dhe globalisht të padëgjuar si superfuqi morale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit