A ka polici në Sarandë? Banorët ankohen për zhurmat nga varkat turistike

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 16.06.2025, 23:29

Në qytetin bregdetar të Sarandës, banorët po përballen çdo natë me një problem që, sipas tyre, po u prish qetësinë dhe po e bën jetesën të vështirë, zhurmat e larta që vijnë nga varkat turistike që dalin në det gjatë mbrëmjeve.

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë se varkat shndërrohen në “koncerte lundruese” dhe muzika dëgjohet deri brenda në shtëpi, si të ishe jashtë. Ai shprehet se situata është bërë e padurueshme dhe se telefonatat e përditshme në polici nuk kanë sjellë asnjë zgjidhje konkrete.

Mesazhi i qytetarit:

“Përshëndetje JOQ, në qytetin e Sarandës varkat që dalin shetitje në det japin koncert çdo natë në gjithë qytetin, dhe brenda në shtëpi dëgjohet sikur je jashtë. Ku është ligji për muzikën, që marrim në telefon policinë natë për natë dhe thonë që do shkojë patrulla t’i kontrollojë? Do ju lutesha ta shpërndanit sepse është vërtet shqetësim shumë i madh dhe pa zgjidhje deri tani. Faleminderit!”

Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të reagojnë seriozisht dhe të vendosin rregull për zhurmat që shkelin qetësinë publike në një qytet që, përveç turistëve, është edhe vendbanim për shumë familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit