“Në Romë 99 cent, në Shqipëri 200 lekë!”, qytetari revoltohet për çmimet e shportës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.06.2025, 22:00

Një qytetar shqiptar që jeton aktualisht në Itali ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të ngritur shqetësimin e tij lidhur me çmimet e larta të produkteve ushqimore në Shqipëri, krahasuar me ato në vendet e Bashkimit Europian.

Përmes një mesazhi të ardhur nga Roma, ai ka dhënë një shembull konkret: salca e domateve e markës “Mutti”, që në Itali kushton vetëm 99 cent, në Shqipëri shitet për 200 lekë – pra gati dyfishin e çmimit.

Qytetari shpreh indinjatën e tij duke ngritur pyetjen: si është e mundur që në një vend me paga shumë më të ulëta se ato në BE, produktet bazë të shportës të jenë më të shtrenjta?

Në fund të mesazhit, ai kërkon që të qëndrojë anonim dhe bën thirrje për më shumë transparencë dhe kontroll mbi çmimet, të cilat po rëndojnë ndjeshëm xhepin e qytetarëve shqiptarë.

Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje. Jam një qytetar shqiptar që për momentin ndodhem në Romë (Itali) dhe doja të bëja një ankesë për atë që po ndodh me çmimet e shportës në Shqipëri. Për të qenë i qartë, po jap një shembull konkret: salca ‘Mutti’ këtu në Romë kushton 99 cent, ndërsa në Shqipëri 200 lekë, që i bie dyfish më shtrenjtë. Ju lutem publikojeni nëse mundeni. Anonim. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit