Një moment tronditës është regjistruar gjatë transmetimit live të televizionit shtetëror iranian, teksa Izraeli nisi një sulm ajror.
Gjatë edicionit të lajmeve, një shpërthim i fuqishëm ndërpreu gjithçka, duke shkaktuar panik në studio.
Prezantuesja, e befasuar dhe e tmerruar, braktisi menjëherë ekranin dhe u largua me vrap, ndërsa transmetimi u ndërpre papritur.
Videoja e momentit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke sjellë reagime të shumta në mbarë botën. Sulmi ka ndezur edhe më tej tensionet mes dy vendeve.