Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në afërsi të qytetit të Korçës.
Një automjet, në të cilin ndodhej një familje, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit.
Si pasojë e aksidentit, tre persona të të njëjtës familje kanë mbetur të plagosur, mes tyre një fëmijë 8-vjeçar. Fatmirësisht, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin e rëndë.