Një qytetare nga Durrësi, që banon në rrugën “Lule Bore” në lagjen e Plazhit, po përballet prej kohësh me një problem shqetësues. Banorët e lagjes, njëri pas tjetrit, hedhin thasët me mbeturina në trotuarin përballë ballkonit të saj.
E lodhur nga kjo situatë që përsëritet çdo ditë, ajo ka vendosur kamera në ballkon dhe ka filmuar momentet kur hidhen mbeturinat. Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, situata është bërë edhe më e padurueshme, pasi aty mblidhen miza dhe rrezikohet përhapja e sëmundjeve.
“Na hedhin plehrat pranë ballkonit. Kemi vënë kamera, por njerëzit s’po marrin vesh. Behet fjalë për tek Rruga Lule Bore 50 metra nga deti, Plazh Durrës. Ju lutem nëse mund të na ndihmoni t’i postoni se aty është bërë problem, mblidhen miza dhe lloj lloj sëmundjesh nga plehrat,” shkruan ajo.
Qytetarja u bën thirrje banorëve të tregojnë ndërgjegje dhe të kuptojnë se trotuari para shtëpisë së saj nuk është vend për mbeturina.
Një qytetare nga Durrësi, që banon në rrugën “Lule Bore” në lagjen e Plazhit, po përballet prej kohësh me një problem shqetësues. Banorët e lagjes, njëri pas tjetrit, hedhin thasët me mbeturina në trotuarin përballë ballkonit të saj.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) June 16, 2025
E lodhur nga kjo situatë që përsëritet çdo… pic.twitter.com/G9qxPA0pYv