Sezoni i verës ka sjellë jo vetëm pushime, por edhe momente të bukura bashkimi. Një video e mbërritur në redaksinë tonë tregon disa të rinj nga Shqipëria dhe Kosova teksa festojnë së bashku në Vlorë, mbi tre varka, në një atmosferë plot energji e këngë për flamurin dhe atdheun.
Sipas dërguesit të pamjeve, grupi po shijonte një udhëtim të përbashkët në det nën tingujt e muzikës shqiptare, duke treguar se ndarjet mes shqiptarëve janë vetëm në kufijtë gjeografikë, jo në zemër.
“Përshëndetje JOQ! Për të gjithë ata që bëjnë dallime mes Kosovës dhe Shqipërisë sot në Vlorë, grup nga Kosova... jemi një! #BoatTrip”, shkruan ai.
Pamje që frymëzojnë dhe rikujtojnë se kur është fjala për shqiptarët, flamuri na bashkon.