Një raportim ekskluziv për JOQ ka mbërritur në redaksi pak minuta më parë nga një grup vajzash. Ato shkruajnë se kishin dalë për piknik në Malin e Dajtit dhe raportojnë se pranë fillimit të pyllit, shumë afër majës së malit, kanë hasur një varr në të cilin ndodhej trupi i një fëmije.
Sipas dëshmisë së një prej vajzave, mbi varr ishte vendosur një kapele, e cila dukej krejtësisht e pastër dhe e re, gjë që lë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për një varr të freskët.
“Nga pamja e jashtme më dukej se ishte varr i freskët, sepse kapelja që ishte vendosur mbi të ishte e pastër dhe e re,” u shpreh ajo përmes një mesazhi për JOQ.
Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi mundësinë e një rasti të paregjistruar dhe kërkon verifikim nga autoritetet përkatëse. Pritet një reagim zyrtar nga policia apo autoritetet lokale për verifikimin e këtij rasti të rëndë.
RAPORTIMI:
"Përshëndetje JOQ, si jeni?
Sot kisha dalë me shoqet për piknik në Malin e Dajtit dhe kemi gjetur një varr, brenda të cilit ndodhej një fëmijë. Mbi varr ishte vendosur një kapele dhe varri ndodhej në fillim të pyllit.
Nga pamja e jashtme më duket se ishte varr i freskët, sepse kapelja që ishte vendosur mbi të ishte e pastër dhe e re.
Shumë afër me majën e Malit të Dajtit është vendndodhja."