Autostrada Tiranë–Durrës është një ndër akset më të ngarkuara në vend, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur fluksi i mjeteve shtohet ndjeshëm. Kjo rrit edhe më shumë rrezikun për aksidente, sidomos tani që një pjesë e rrugës është në rikonstruksion.
Një qytetar ka denoncuar sjelljen e rrezikshme të një shoferi që drejtonte një mjet tip “Benz”. Në pamjet e siguruara nga JOQ, shihet qartë se si makina lëviz në mënyrë të çrregullt, duke kaluar nga njëra korsi në tjetrën, edhe pse rruga është me vijë të pandërprerë, një manovër e ndaluar dhe e rrezikshme.
“Përshëndetje! Ju lutem, dua të raportoj këtë shofer i cili kryente manovra gjatë gjithë autostradës, duke rrezikuar jetën e të tjerëve,” shkruan qytetari denoncues.
Raste të tilla kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse. Shoferët që rrezikojnë jetën e të tjerëve në rrugë duhet të ndëshkohen pa tolerancë, për të garantuar sigurinë rrugore për të gjithë.