Jazexhi: Izraeli sulmoi Iranin me lejen e Trump, Netanyahu frikëson dhe Ramën me Berishën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.06.2025, 17:52

Luftimet ajrore mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e katërt, ndërsa orët e fundit, intensiteti i sulmeve është rritur dhe për pasojë edhe dëmet në njerëz e ato materiale. Lidhur me këtë temë aktuale, TVA News zhvilloi një intervistë me historianin Olsi Jazexhi. Ai u shpreh se kjo luftë ideologjike që ka nisur që në vitin 1914 me nisjen e luftës së parë botërore. Ai tha se arsyeja e sulmit të Izraelit ndaj Iranit është sepse Irani është vendi i fundit Islamik i cili në mënyrë të hapur mbron dhe ndihmon lëvizjen Palestineze për çlirim nga Izraeli.

Në një intervistë përqendruar mbi përplasjen mes Iranit dhe Izraelit, studiuesi Olsi Jazexhi e përshkroi këtë konflikt si më shumë sesa një betejë ushtarake. Jazexhi u shpreh se përplasjet e 13 qershorit , mes Iranit dhe Izraelit pas provokimeve të këtij të fundit, është pjesë e luftërave që Benjamin Netanyahu i ka shpallur në vitin 1995 në librin “Të luftosh terrorizmin” ku ai shpall se misioni i Izraelit dhe Amerikës në këtë shekull të ri do të jetë rrënimi i shteteve arabe dhe islamike që mbështesin Palestinën, në rastin konkret Iraku, Siri, Libia, Jemeni, janë vende që mbështesin Palestinën dhe sot janë vend të ndara dhe të shkatërruara dhe në luftë civile.

Sa i përket rolit të SHBA-ve në këtë përplasje, në intervistën për gazetaren Sedjana Huna, historiani z, Jazexhi u shpreh se është e vështirë që SHBA të ndalojë këtë përplasje, pasi sulmi i fundit që nisi Izraeli ndaj Iranit nisi me lejen e Trump. Jazexhi u shpreh se arsyeja e sulmit është sepse Trump që nga prilli i këtij viti nisi bisedimet nukleare me Iranin kur Presidenti amerikan u kërkonte iranianëve të shkatërronin programin e tyre nuklear.

Historiani Jazexhi tha se Shqipëria rrezikohet shumë nga përshkallëzimi i konfliktit mes Iranit dhe Izraelit pasi vendi ynë është bazë e Muxhahedinëve. Nëse përshkallëzohet kjo luftë, Shqipëria do të bëhet shënjestër e doneve dhe raketave iraniane ku Irani do të godasë vendin, ngaqë kryeministri Rama është vendosur në aleancën gjenocidiale kundër islamit dhe popujve myslimanë.

“Irani nuk ka sulmuar asnjë shtet në 200 vitet e fundit. Fakt është që kërcënim për rajonin dhe Lindjen e Mesme është Izraeli. Që nga momenti kur Izraeli u krijua, u krijua me luftë nga britanikët të cilët sulmuan Perandorinë Osmane. Pasi Izraeli shpalli Pavarësinë e tij në 1948 i shpalli luftë fqinjëve të tij arabë dhe dëboi 1 qerekë arabë nga ajo që sot njihet si Izrael dhe në historinë e tij të përgjakshme që nga krijimi e deri tani, Izraeli vetëm ka vrarë njerëz:, u shpreh Jazexhi.

“Dora e zgjatur e Izraelit nuk funksionon vetëm ndaj udhëheqësve arabë, por edhe atyre shqiptarë. Ish presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është shpallur non grada nga sionist çifut, sekretari i shtetit amerikan Antony Blinken. Edi Rama që mban pushtetin dhe bën çfarë të dojë në Shqipëri e bën me ndihmën e lobit Izraelit, sepse nëse i del kundër, ata të zhdukin. Kjo është arsyeja përse Berisha denoncoi Iranin, në një kohë që Irani nuk i ka bërë asgjë të keqe Sali Berishës, vetëm e ka mbajtur me lekë dhe investime Shqipërinë. Berisha i cili e di që po i dole kundër Izraelit të zhdukë, ndaj dhe sulmoi Iranin. Të njëjtën gjë bën Edi Rama i cili është i vetmi kryeministër në Europë që e mbron Izraelin në një kohë kur Izraeli po bën gjenocid duke zhdukur njerëzit. Këtë Rama e bën se ka frikë.”, tha Jazexhi.

Jazexhi tha se kjo luftë rrezikon të ardhmen e njerëzimit. Sipas historianit në një kohë kur ka vrarë të pafajshëm, Netanyahu mund edhe të përdorë bombën atomike. Nëse Izraeli e përdor këtë bombë atomike ndaj Iranit efekti i kësaj bombe do të vijë deri në Shqipëri dhe do të jetë një katastrofë, teksa theksoi dhe katastrofën në prodhimin e naftës dhe gazit nëse do të kemi një sulm nuklear në Gjirin Persik.

Jazexhiu tha se kjo luftë do të mbahet mend në histori si Holokausti i dytë dhe kjo vetëm pse Irani beson Allah-un dhe Profetin Muhammad dhe nuk janë të fesë çifute.

PËR MË TEPËR NDIQNI INTERVISTËN ME STUDIUESIN OLSI JAZEXHI

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit