Një tjetër rast i zaptimit të plazheve publike ka mbërritur në redaksinë e JOQ e denoncuar me video.
Jemi në Gjirin e Këndezave në Qeparo, ku pushuesit denoncojnë për JOQ se gazetari Artur Çani, së bashku me miq dhe shokë, ka zënë hapësirën publike të plazhit dhe nuk lejon askënd të afrohet pa paguar.
Sipas denoncimit publik, Çani ka vendosur “rregullat” e tij, duke penguar turistët vendas dhe të huaj të frekuentojnë gjirin nëse nuk janë klientë të hotelit të tij.
Në një video të dërguar nga pushuesit shihet momenti kur ata përzihen nga plazhi.
DENONCIMI I PLOTË
"Përshëndetje JOQ.
Një tjetër rast i zaptimit të plazheve publike është regjistruar në Qeparo, konkretisht në Gjirin e Këndezave.
Gazetari Artur Çani, së bashku me shokë dhe miq, ka zaptuar këtë zonë dhe nuk lejon asnjë turist, vendas apo i huaj, të frekuentojë gjirin pa paguar më parë në hotelin e tij.
Në videon e mëposhtme shfaqen disa turistë polakë, të cilët ai i përzë pa pikë turpi.
Kjo situatë përsëritet sa herë që dikush zbret për të bërë një zhytje në Gjirin e Këndezave, pa pasur ndonjë dokument zyrtar nga z. Çani. Alternativa që u ofrohet është: “Ose paguaj, ose ik.”