Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi ra në një shpellë natyrore me thellësi rreth 20 metra.
Viktima është identifikuar si Preng Mandreaj. Sipas burimeve paraprake, familjarët kishin njoftuar policinë për zhdukjen e tij pas largimit nga banesa. Pas një operacioni kërkimi, trupi i pajetë u gjet brenda një shpelle në një zonë malore përballë shtëpisë së tij.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.