Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.
Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar dhe fton qytetarët që të japin çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.