Momenti shokues kur i mbijetuar i vetëm i Air India del nga flakët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.06.2025, 14:11

Një video tronditëse që po qarkullon në rrjetet sociale ka shokuar miliona njerëz! Është publikuar momenti dramatik kur Vishwas Kumar, i vetmi i mbijetuar i aksidentit ajror në Ahmedabad, del i gjallë nga rrënojat e avionit Air India AI171, mes flakëve dhe tymit.

Pamjet, të konfirmuara nga burime pranë autoriteteve hetimore, tregojnë Kumar duke ecur nëpër rrënojat që digjen ende, vetëm disa sekonda pas shpërthimit të fuqishëm që u mori jetën 241 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit.

Avioni Boeing 787 Dreamliner ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel mëngjesin e 12 qershorit, por u rrëzua menjëherë pas ngritjes. Të gjithë ndërruan jetë, por pati vetëm një të mbijetuar.

Ende në gjendje tronditjeje, Kumar ka deklaruar për mediat: “Pashë flakët me sytë e mi. Nuk e di si shpëtova. Vetëm mendova të largohesha sa më shpejt.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit