28-vjeçari shqiptar në Australi vret veten, hidhet nga kati i 8

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.06.2025, 15:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Adelaide, Australi.

Një 28-vjeçar shqiptar identifikuar si Mario Bacaj, ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga një ndërtesë pranë një bari të njohur në qendrën tregtare të Adelaide-s.

Ngjarja fatale ndodhi të dielën pranë Bar & Restorantit 2KW, i vendosur në katin e tetë të ndërtesës. Shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke dërguar në vendngjarje katër njësi të Shërbimit të Zjarrfikësve, dy ambulanca dhe tre automjete policie.

Ngjarja po trajtohet si një incident i lidhur me shëndetin mendor për shkak të depresionit, por hetimet vijojnë ende.

Shokët dhe kolegët e tij kanë shprehur ngushëllimet më të thella pas këtij humbjeje të parakohshme dhe në vendin e ngjarjes ata kanë vendosur buqeta me lule dhe dedikime.

28-vjeçari shqiptar ishte baba i një djali të vogël dhe ish-futbollist i ekipit "West Adelaide Raptors Soccer". Në një postim në rrjetet sociale, ekipi i ka shprehur ngushëllimet familjes së Marios duke e përshkruar atë si një lojtar të shkëlqyet dhe një mik që u desh dhe u respektua nga të gjithë.

Mesazhi i ekipit:

"Klubi është i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë, Mario Bacaj. Mario ishte më shumë se një lojtar i shkëlqyer, ai ishte një mik që u desh dhe u respektua nga të gjithë në klub. Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për Kristjianin dhe gjithë familjen në këtë kohë shumë të vështirë. Do të mbetesh gjithmonë në mendjet tona, shoku. U prehsh në paqe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit