Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kuçovë. 33 vjeçari, Banush Muharremi ka ardhur me plagë në fyt edhe në bark në spitalin e Traumës mëngjesin e kësaj të hëne.
Sipas burimeve nga Trauma, i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në shërbimin e reanimacionit. Dyshohet se i riu ka tentuar vetëvrasje me mjet prerës.