Borshit i del pronari: I moshuari përzë me dhunë pushuesit, kryen veprime të turpshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.06.2025, 13:02

Një ngjarje shqetësuese është raportuar nga plazhi i Borshit, pranë qendrës shëndetësore, ku një person që jep dhoma me qira ka përzënë në mënyrë të dhunshme dhe agresive pushues e turistë nga hapësira publike e plazhit, duke pretenduar se "plazhi është i tij".

Sipas tyre, individi në fjalë ka ushtruar presion fizik dhe verbal ndaj qytetarëve, duke i shtyrë, kërcënuar dhe ofenduar rëndë me fjalor banal. Sjellja e tij ka agravuar edhe më tej, kur ka vënë re që disa pushues po e filmonin me telefon dhe në vend që të ndalej, ai ka vazhduar të provokojë, duke bërë gjeste të turpshme përpara njerëzve të pranishëm, mes tyre edhe fëmijë dhe familjarë, ndërkohë që të afërm të tij qeshnin dhe e mbështesnin.

Kjo ngjarje është jo vetëm një akt i turpshëm dhe i dhunshëm ndaj qytetarëve, por edhe një shkelje e rëndë e të drejtës për qasje në hapësira publike, siç është bregdeti shqiptar, i cili nuk mund të privatizohet apo uzurpohet nga askush.

Pushuesit dhe turistët nuk mund të trajtohen si të padëshiruar në vendin tonë, aq më tepër nga persona që mendojnë se mund të zaptojnë detin si të ishte pronë private.

Denoncimi i pushuesit:

Pershendetje dua te bej nje denoncim ne faqen tuaj nje situat aspak e kendshme ne plazhin e Borshit nje biznesmen qe jepte dhoma me qera ngjitur me qendren shendetsore plazh borsh perze turistet dhe pushuesit me pretendimin se plazhi aty esht i tij i perzuri ne nje menyr shum te dhunshme duke i shtyr kercenuar shar ofenduar me fjalet me te ndyra kur pa qe pushuesit po e filmonin arriti der aty sa u kthye dhe ju tregoj prapanicen aty rrotull ndodheshin dhe familjar te tij ku qeshnin me veprimet qe bente zotria ne foto dhe video qe do ju dergoj keto video tregojn se si bagetit si puna e atij pretendojn dhe zaptojn detin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit