Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha e lumit Mat, ky është 22-vjeçari Klajdi Elezi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.06.2025, 10:44

I riu në foto është Klajdi Elezi, 22 vjeç i cili fatkeqësisht humbi jetën dje në lumin Mat pranë Shkopetit në zonën e Skuraj, Lezhë, teksa po lahej bashkë me disa kushërinj. Sipas informacioneve i mbyturi quhet Klajdi Elezi, 22 vjeç, me banim në Laç, i cili ishte futur për t’u larë së bashku me dy kushërinj të tij.

Sipas policisë të riun teksa lahej e ka rrëmbyer rrjedha e lumit, edhe kjo mendohet të jetë dhe shkaku i mbytjes së tij. Kushërinjtë që ndodheshin me të kanë kërkuar ndihmë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca nga spitali i Laçit.

Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë, mjekët kanë konstatuar se 22-vjeçari kishte ndërruar jetë. Trupi i tij u nxor nga uji pak minuta më pas. Policia ka nisur hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit